Ja si të përgatisni çorbë domatesh

Ja si të përgatisni çorbë domatesh

Përbërësit

5 decilitra lëng domatesh

5 decilitra supë perimesh

1 tubë majdanoz

1 kokë qepë

200 gr miell

2 lugë selino gjethe

5 lugë vaj

melmesa

kripë

Biber i zi

Hapat

Majdanozi pastrohet dhe grihet, qepa qërohet dhe pritet në katrorka.

Në enë të përshtatshme derdhet mielli, shtohet pak kripë dhe ujë aq sa të mund të punohet një brumë i trashë i butë.

Në pak vaj kaurdiset qepa, shtohet majdanozi dhe të dyja kaurdisen, duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbuten

Derdhet lëngu i domateve dhe supa nga perimet, shtohen gjethet e grira të selinos dhe mëlmesa të përziera, e tëra zihet derisa të vlojë.

Brumi ndahet me dorë në copa të vogla dhe ato lëshohen në çorbën e valë, që të zihen edhe 10 minuta.

Ju bëftë mirë!