VIDEO-Festivali i Muraleve krijoi imazhin e ri të qytetit të Ferizajt

VIDEO-Festivali i Muraleve krijoi imazhin e ri të qytetit të Ferizajt

Edhe këtë vit në Ferizaj është mbajtur Festivali i Muraleve, i cili me aktivitete të ndryshme dha një imazh të ri qytetit të Ferizajt dhe Kosovës. Festivali "Mural fest", do të përmbyllet sonte këtë vit ,ishte organizuar për herë të tretë.

Lebibe Topalli drejtoreshë e festivalit "Mural fest",  tha se këtë vit tema ka qenë shumë aktuale.

“Të gjitha punimet janë realizuar”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se ka pasur punime 3D, Workshope etj.