Thënie të Balzakut: Të lexuarit na sjell miq të panjohur!

Thënie të Balzakut: Të lexuarit na sjell miq të panjohur!

Më poshtë mund të lexoni 25 thënie të gjeniut të letërsisë botërore, Balzakut (Honore de Balzac).

Thënie të Balzakut: Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë.

– Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët!

– Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve!

– Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb!

– Arti është natyra e koncentruar!

– Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër!

– Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat!

– Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino!

– Të lexuarit na sjell miq të panjohur!

– E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna!

– Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth!

– Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.

– Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance!

– Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën!

– Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën!

– Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje!

– Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do!

– Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit!

– Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet!

– Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt!

– Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja!

– Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam!

– Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit!

– Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!

– Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia!

– Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku. / Tirana Observer/