Diva’s show; Irma, Rovena, Eneda dhe Besa në një recital

Diva’s show; Irma, Rovena, Eneda dhe Besa në një recital

Për herë të parë Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima do të vijnë në një recital madhështor në Pallatin e Kongreseve.

‘Diva’s show’ mbrëmjen e 16 majit realizohet me mbështetjen mediatike të Top Channel.

Repertori i pasur i artisteve i ka limituar të zgjedhin rreth 28 materiale në bashkëpunim me Drejtorin Artistik Elton Deda, në koncertin që zgjat 120 minuta.

Por nuk kane lënë pa përfshirë këngët më të dashura nga publiku, me qëllimin që çdo pjesëmarrës, të këndojë në sallë sëbashku me to të mërkurën në mbrëmje.