PD proteston para ministrisë së Brendshme, kërkon dorëheqjen e Xhafajt

PD proteston para ministrisë së Brendshme, kërkon dorëheqjen e Xhafajt

Mbështetës të PD-së po protestojnë para ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

"Protesta parashikohet të zgjasë për dy orë. Nuk do të ketë fjalime politike. Kryesisht janë të rinjtë të FRPD-së që thërrasin me megafon dhe i bëjnë thirrje, Xhafajt të japë dorëheqjen.  Nuk ka masa ekstreme të policisë. Disa ekfetivë të policisë qëndrojnë në pjesën përpara ministrisë. Protesta është e qetë dhe nuk ka konfrontime" raporton Ora News, Everest Dedaj.

Mes pankartave ka dhe aty ku shkruhet: Arresto vëllanë tënd