Depresioni gjendet në ADN-në tonë

Depresioni gjendet në ADN-në tonë

Nuk është vetëm mjedisi që na rrethon, por edhe gjenetika jonë përmban elementët e rrezikut të prekjes nga depresioni. Janë identifikuar nga kërkuesit shkencorë 44 variante gjenetike që i rrisin këto mundësi, dhe 30 prej tyre deri tani ishin të panjohura.

Rezultati i publikuar në ‘Nature Genetics’, është bazuar në analizat e ADN të 500 mijë individëve, nga të cilët 135 mijë vuanin nga depresioni. Ky studim konsiderohet më i rëndësishmi mbi bazat gjenetike të këtij shqetësimi psikolgjik dhe mund të hapë rrugë për krijimin e medikamenteve më efikase në të ardhmen.

Në 44 variantet gjenetikë të vrojtuara, 6 prej tyre janë të përbashkëta edhe me shqetësimin e skizofrenisë, ndërsa 153 gene luajnë rol në shfaqjen e tyre.