VIDEO-Kosova ka shumë potenciale për zhvillimin e turizmit

VIDEO-Kosova ka shumë potenciale për zhvillimin e turizmit

Në edicionin e sotëm të emisionit AKTUAL në RTK është diskutuar për turizmin vendor si një fushë e rëndësishëm të ekonomisë në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, tha se paketa turistike e Kosovës po zgjerohet dita e ditës.

“Ka pasur shumë arritje pozitive në këtë drejtimin e zhvillimin e turizmit të Kosovës”, tha Hoti.

Kurse anëtari i Shoqatës së Ciceronëve të Kosovës, Fitim Bunjaku, tha se duhet punuar që të kemi më shumë zhvillim. Ai ka përmendur investimet e Kalanë e Novobërdës.

Emisioni AKTUAL transmetohet drejtpërdrejt, prej Social Lounge, nga e hëna në të premten duke filluar nga ora 09:30 deri në 10:00. Po ashtu mund të dërgoni pyetje për të ftuarit. Na ndiqni LIVE në RTK 3 dhe në kohë reale në kanalin e RTK-së në "You Tube" dhe "Facebook".