Thaçi udhëtoi për në Sofje

Thaçi udhëtoi për në Sofje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror në Sofje. 

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.