Do të shtohet dinamika për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanovc

Do të shtohet dinamika për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanovc

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Ilija Strashevski.

Në këtë takim u bisedua sa i përket punëve që kanë bërë dy komisionet shtetërore, sa i përket hapjes dhe funksionalizimit të pikës së kalimit të përbashkët të kufirit Stanqiq-Bellanovc.

Të dy palët vlerësuan se do të këtë shtim të dinamikës për funksionalizimin e kësaj pikë, në mënyrë që  ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.

Sipas kumtesës dërguar mediave nga kjo ministri, Gashi theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është strategjik, duke marrë për bazë koordinimet si dy vendeve fqinje, sa i përket luftimit të krimit të organizuar, të cilët i shfrytëzojnë edhe pikë kalimet kufitare.