Fiti: Në OKB të ruhet “Macedonian Language”

Fiti: Në OKB të ruhet “Macedonian Language”

Ndërsa Shkupi dhe Athina pritet të arrijnë zgjidhje finale për çështjen e emrit, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me qëndrim të prerë për gjuhën.

Maqedonishtja duhet të evidentohet në OKB siç është aktualisht “Macedonian”. Versioni i përfolur që gjuha maqedonase të mbetet e pa përthyer përbën ndërhyrje në çështjen e identitetit dhe është plotësisht e papranueshme.

"Nuk mund të pranojnë, dhe ky është qëndrimi i ASHAM, kur bëhet fjalët për gjuhën e shtetit të shkruhet me shkrimin latin dhe të shqiptohet ashtu siç ne e shqiptojmë maqedonisht. Në OKB gjuha duhet të formulohet si “Macedonian language”. Ky qëndrim ka të bëjë në çështjet thelbësore te identitetit prandaj sugjerimet tona ndaj Qeverisë janë shumë të qarta dhe të forta" deklaroi Taki Fiti, kryetar i ASHAM.

Ndërkaq në prag të takimit të nesërm të kryeministrave Zaev dhe Cipras në Sofje, komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han është shprehur optimist për arritjen e zgjidhjes. Në një intervistë për gazetën greke “Ta nea” Han thotë se nuk është me rëndësi që zgjidhja të ndodh nesër por që marrëveshja mes dy palëve të jetë cilësore dhe e pranueshme për të dyja vendet.

"Jam i bindur se mund të arrihet zgjidhje. Nëse kjo do të ndodh në Sofje nuk është çështje vendimtare, ajo që ka rëndësi është cilësia e marrëveshjes. Nëse mund të ndodh në Sofje, akoma më mirë. Por, më e rëndësishme është përcaktimi i dy liderëve të arrijnë kompromis të pranueshëm për të dyja vendet", tha Johanes Han, Komisioner evropian për zgjerim.

Por sipas zyrtarëve grek Athina ka bërë tashmë të gjitha lëshimet sa i përket emrit, prandaj zgjidhja varet nga pala maqedonase. Zv/ministri i jashtëm grek Jorgos Katrugalos tha se dy çështjet e mbetura ndryshimet kushtetuese dhe emër me përdorim të përgjithshëm respektivisht erga omnes janë kusht për arritjen e zgjidhjes përfundimtare. /Alsat-m