Franca e do Zidane-n në krye të kombëtares

Franca e do Zidane-n në krye të kombëtares

Federata e Futbollit të Francës (FFF), e mendon trajnerin aktual e Real Madridit, Zinedine Zidane të marrë drejtimin e “Gjelave”.

“El Confidencial” shkruan se Federata francez e ndjen se kohës së Zidane-s në krye të klubit spanjoll po i vjen fundi.

Strategu francez raportohet se është i vetëdijshëm se kombëtarja për të cilën ai luajti 108 ndeshje ndërkombëtare tani e kërkon për trajner. Me sa duket, Zidane është lodhur si trajner te Real Madridi dhe nuk do të pëlqente të vijonte në një tjetër klub evropian, por do ta vlerësonte një rrugëdalje, nëse humbet finalen e Kievit, duke drejtuar Francën.

Në parim, ideja e Zidane për momentin është që të vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, nëse fiton Ligën e Kampionëve dhe Florentino Perez nuk vendos ndryshe. Megjithatë, Franca e pret krahëhapur.      

Zidane shënoi 31 gola për “gjelat”, teksa kujtohen veçanërisht dy golat e tij në finalen e vitit 1998, kundër Brazilit, duke i dhënë Francës të vetme Kupë Bote. Ai, gjithashtu, fitoi një Kampionat Evropian në vitin 2000.

Ai është lojtari i katërt me më shumë dëshirë ndërkombëtare në histori për Francën, pas Thuram, Henry dhe Desailly.