Jabllanoviq përplaset me Gjuriq, e quan gënjeshtar

Jabllanoviq përplaset me Gjuriq, e quan gënjeshtar

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, e ka quajtur deklaratën e fundit të shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq si provokuese dhe hedhje të pluhurit në sytë e serbëve dhe qytetarëve me nënshtetësi serbe dhe që jetojnë në Kosovë, dhe përveç kësaj kanë pasaporta të Serbisë, por nuk kanë të njëjtën mundësi që të udhëtojnë pa viza.

“Gënjeshtrat tuaja, z. Djuric dhe gënjeshtrat e Hashim Thaçit, për ne serbët në Kosovë janë pjesë e të njëjtës gënjeshtër, gjithnjë derisa një pasaportë e tillë nuk ua mundëson të njëjtat serbëve. Serbët e Kosovës dhe as Serbia nuk mbrohen zoti Gjuriq përmes konferencave për media nga Beogradi, por në radhë të parë, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

“Partia Serbe e Kosovës ju fton ju dhe demagogët si ju, për të pajisur edhe serbët e Kosovës me pasaporta të tilla pa viza, në mënyrë që të kemi edhe atë që mund t'i japim partnerëve tuaj të koalicionit Hasim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Për më tepër Jabllanoviqia ia bënë me dije Gjuriq se serbët e Kosovës tashmë kanë kuptuar gënjeshtrat e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën në emër të Qeverisë së Serbisë, e cila siç shprehet ai, është politika e kërcënimeve, shantazhet, shkarkimet dhe rrahja e kundërshtarëve politikë dhe gënjimit të serbëve të Kosovës.

Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, duke thënë se nuk i duhen “dokumente të rreme të udhëtimit, pasi ka pasaportën e Serbisë dhe mund të udhëtojë pa viza në 119 shtete”.