Në Prizren takohen rektorët e Universiteteve të Shqipërisë e Kosovës

Në Prizren takohen rektorët e Universiteteve të Shqipërisë e Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit Shkencës dhe Sportit të Shqipërisë Lindita Nikolla në Tiranë , ku paraqiti disa pika të rëndësishme bashkëpunimi me interes për të dyja vendet për të cilat edhe u dakorduan gjatë këtij takimi.

Bytyqi dhe Nikolla u dakorduan për krijimin e një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve, gjithashtu janë dakorduar edhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes instituteve të historisë. 

Ndërsa lidhur me këtë u planifikua që të organizohet një tryezë e përbashkët  me 10 qershor në Prizren ,në mënyrë që ky bashkëpunim të fillojë sa më shpejt dhe me qëllim të harmonizimit dhe  funksionalizimit të të dy instituteve.

Ministri Bytyqi dhe ministrja Nikolla, u dakorduan parimisht që në këtë datë po në Prizren të organizohet një tryezë  e përbashkët mes rektorëve të universiteteve publike , ku do të diskutohet për programe të rëndësishme por që janë në rrezik mbylljeje në mungesë kuadrosh adekuate.  Ministri Bytyqi dhe ministrja Nikolla , gjithashtu diskutuan edhe për  mundësinë e rritjes së kuotave për studentët kosovarë dhe anasjelltas për pranim në programet e avancuara  në vendet përkatëse.