Rritet interesimi për librat për fëmijë

Rritet interesimi për librat për fëmijë

Remzije Makolli, shkrimtare për fëmijë tha se letërsia për fëmijë është një pjesë shumë e rëndësishme e letërsisë në përgjithësi.

Makolli e cila është ekonomiste me profesion tha se ideja për të shkruar për fëmijë ka ardhur nga rrethanat e kohës.

"P.sh unë marrë kërkesa nga prindërit, pastaj unë marrë dhe bëj skicë. Unë e ndërtoj idejën se çka i pëlqen prindërit", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj ka shumë kërkesa për libra. "E mira është se në këtë libër janë gjërat personale aty", tha ajo.

Makolli tha se në kuadër të librit është edhe me CD.