Truket për të pasur buzë më të mëdha

Truket për të pasur buzë më të mëdha

Ju gjithmonë keni dashur t`i keni buzët më të trasha, por keni frikë se mund të duken artificiale. Alessia Bonsignori, një artiste e grimit, ju jep disa këshilla se si t’i bëjmë buzët të jenë më të trasha dhe të plota në mënyrë natyrale.

Gjashtë hapa për buzë të bukura dhe natyrale.

1) Vini një bazë transparente në buzë për të bërë të mundur që buzëkuqi të fiksohet mirë.

2) Mbuloni konturin e buzëve më një korrektor ngjyrë bananeje, duke u kujdesur që të përhapet mirë dhe të sigurohet një shtresë e hollë kompakte. Në këtë mënyrë do të fshihni linjën natyrore të buzës tuaj.

3) Për t’i bërë të duken më të mëdha zgjidhni një laps që nuk është as shumë i butë, as shumë i ashpër. Duhet të zgjidhni një ngjyrë pak më të errët se buzët tuaja (mund të përdoren më shumë ngjyra vetëm se nuk duhet të jenë shumë të ndezura).

Duke vijëzuar me një laps mbi linjën natyrale të buzëve (1mm deri 1.5 mm është pika e duhur për të vijëzuar) mund të rikrijoni formën e buzëve që dëshironi.

4) Më pas mbuloni me laps të gjithë buzën nga pjesa e jashtme deri në pjesën e brendshme të buzës.

5) Me një penel përhapni buzëkuqin i cili duhet të jetë mat dhe me të njëjtën nuancë (ose të afërt) me lapsin.

6) Për të patur një efekt më voluminoz mund të përdorni dhe një buzëkuq më të errët në pjesë jashtme dhe më të hapur në pjesën qendrore.

Sekret: Nuk mbaron këtu. Duhet të rikrijoni një linjë të qartë në buzët më të mëdha në pjesën e jashtme dhe të brendshme.