Pasardhësi i Vlahutin në Tiranë, do të vijë Luigi Soreca

Pasardhësi i Vlahutin në Tiranë, do të vijë Luigi Soreca

Mësohet emri i Ambasadorit të ri në BE-së në Tiranë. Romana Vlahutin do të zëvendësohet në këtë post nga Luigi Soreca.

Soreca ka qenë Drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian. Ai ka qenë përgjegjës dhe për koordinimin e dialogut të liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Akreditimi i tij do të bëhet pas përfundimit të mandatit të ambasadores aktuale, Vlahutin. /TCh