Si ta përdorni vajin e kokosit në ushqimet tuaja?

Si ta përdorni vajin e kokosit në ushqimet tuaja?

Nuk është më sekret që vaji i kokosit është një nga gjërat më të shëndetshme që mund të mbani në shtëpinë tuaj.

Konsumi i vajit të kokosit zakonisht ndihmon në uljen e peshës, luftimin e inflamacionit, përmirësim të memories dhe poashtu vepron si një antibiotik natyral.

A jeni të hutuar se si ta përdorni atë në kuzhinën tuaj? Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Ja se si duhet përdorur vaji i kokosit në kuzhinë!

Shtojeni atë në kafenë ose çajin tuaj.

Përdoreni atë për skuqje dhe pjekje. Nga perimet e deri tek mishi i pulës, vaji i kokosit është një zgjidhje perfekte për të përgaditur ushqim.

Pjekni në furrë perimet dhe llojet e mishit.

Shtoni vaj kokosi në smoothie.

Zëvendësojini vajrat tjerë me vaj kokosi, sepse është një opsion shumë më i shëndetshëm, kur gatuani.

Përdoreni vajin e kokosit kur përgatisni kokoshka.

*Kujdes: Vetëm vaji i kokosit 100% organik mund të përdoret në receta ushqimore. Asesi mos përdorni vaj kokosi për të cilin nuk jeni të sigurtë që është 100% organik.