Neymar tregon se me cilin trajner ëndërron të punojë

Neymar tregon se me cilin trajner ëndërron të punojë

Neymar ka treguar edhe një herë se dëshiron të punojë nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Ylli brazilian që paraqitet në radhët e PSG-së, ka thënë se ëndërron të punojë me trajnerin e Manchester Cityt.

Neymar një vit më parë iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro, ndërsa këtë verë janë gjasat e mëdha që të rikthehet në La Liga, ku po kërkohet nga Real Madrid.

Por, transferimi në Real Madrid nuk do të realizonte ëndrrën e tij për të punuar me Pep Guardiolan.

“Gjithmonë kam dashur të punoj me Guardiolan”, ka thënë Neymar për ESPN Brasil.

“Unë mbërrita në Barçë pas largimit të tij. Vërtet dua të punoj me të”, ka theksuar ai.