Promovohet libri "Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi" i Madeline Albright

Promovohet libri "Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi" i Madeline Albright

Në Prishtinë është promovuar libri "Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi" i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeline Albright.

Me këtë libër ish-gruaja më me ndikim në botë, sjell reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës. Libri në gjuhën shqipe vjen nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”, ndërsa në fillim ka një parathënie të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Ky libër është promovuar sot në Prishtinë.

Historiani Paskal Milo, tha se me të drejtë Madeline  Albright dhe Bill Clinton shquhen si arkitektët e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës

Albright në këtë libër  shqyrton fundamentalizmin islamik dhe gjithashtu rolin që Evangjelizmi luan në Shtëpinë e Bardhë të Bushit. Ajo gjithashtu jep hollësi interesante mbi procesin e vendimmarrjes në diplomacinë Amerikane.

Autor: Rabije Kryeziu