OKB e shqetësuar për vdekjet e civilëve nga sulmet në Idlib

OKB e shqetësuar për vdekjet e civilëve nga sulmet në Idlib

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar se janë thellësisht të shqetësuar për sulmet ajrore të ndërmarra ndaj Idlibit, ku civilët përbëjnë 60 për qind të popullsisë në Siri që janë zhvendosur për shkak të konflikteve si dhe për humbjet e jetëve të civilëve në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Në një deklaratë nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, rikujtohet se Idlibi është një rajon për pakësimin e tensioneve në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana, dhe nga vendet garantuese të marrëveshjes, Rusia, Turqia dhe Irani është kërkuar që të bëjnë presion që palët t'i përmbahen marrëveshjes.

Po ashtu në deklaratë theksohet se më 7 dhe 8 qershor janë ndërmarrë sulme ajrore në fshatin Zerden në veri të Idlibit, dhe se sekretari Guterres u ka bërë thirrje palëve që t'i japin fund menjëherë sulmeve dhe konflikteve si dhe të mbrohen civilët dhe infrastruktura.

Rikujtohet se 17 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarrë nga avionët luftarakë të regjimit ndaj vendbanimeve civile dhe një spitali të fëmijëve në Idlib të Sirisë që është zonë e reduktimit të tensioneve.

Po ashtu theksohet se të paktën 42 civilë humbën jetën edhe në sulmet ajrore të ndërmarra mbrëmjen e enjtes ndaj vendbanimeve civile në fshatin Zerden të Idlibit.