Paul Wesley me rol të ri në ‘Tell Me a Story’

Paul Wesley me rol të ri në ‘Tell Me a Story’

Aktori i famshëm i serialit ‘The Vampire Diaries’, Paul Wesley, i është dedikuar plotësisht rolit të ri televiziv. Ai u ribashkua në punë me producentin ekzekutiv të ‘TVD’, Kevin Williamson, në trillerin e ardhshëm të ‘CBS All Access’ ‘Tell Me a Story’.

Trilleri i errët, përrallë, fitoi një porosi të drejtpërdrejtë për serial, nga shërbimi ‘streaming’ i televizionit ‘CBS’, në nëntor të vitit të kaluar. Ky triller bën gërshetimin e përrallave klasike të fëmijëve, si "Kësulkuqja” dhe "Tre derrat e vegjël" dhe u jep atyre një kthesë moderne, duke i riimagjinuar ato në rrugët e rënda të qytetit të Nju Jorkut. Wesley do të luajë rolin e personazhit ‘Eddie’, një hajdut dhe shpërndarës i drogës, që lufton me varësitë e tij. Williamson shërben si krijues dhe producent ekzekutiv i projektit, raporton TV Line.

Kastingu gjithashtu përfshinë aktorën veterane, të serialit ‘Sex and the City’, Kim Cattrall, poashtu dhe Billy Magnussen të serialit ‘American Crime Story’. Wesley nuk është aktori i vetëm që ka bashkëpunuar me Williamson në të kaluarën, Danielle Campbell e serialit ‘The Originals’ do të luajë rolin e personazhit ‘Kayla’, një vajzë që vuan nga vdekja e nënës së saj, transmeton RTKlive.