George R.R. Martin flet për konceptin e mundshëm të spinoff-it

George R.R. Martin flet për konceptin e mundshëm të spinoff-it

Autori i ‘Game of Thrones’, George R R. Martin, dëshiron që episodi i parë ‘piloti’ i serialit pasues ‘spinoff’, të quhet "The Long Night" (Nata e Gjatë).

‘HBO’ dha dritën e gjelbër për ‘pilotin’ e patitulluar zyrtarisht, si një nga pesë konceptet paraprake që kandidojnë për të bartur barrën e ‘Thrones’, pas përfundimit të serisë origjinale në vitin 2019. Autori i fantazisë komentoi në blogun e tij personal për ‘spinoff’-in e mundshëm, raporton TV Line.

"Vota ime është për titullin ‘The Long Night’, e cili i thotë të gjitha", shkroi Martin, duke iu referuar epokës paraprake, e cila ka ndodhur mijëra vjet para ngjarjeve të serisë së ‘HBO’, të bazuar në romanet e Martin-it, ‘A Song of Ice and Fire’.

Mirëpo, shkrimtari pranoi se dëshirat e tij ndoshta nuk do të realizohen. "Ka shumë gjasa që ‘HBO’ do të mundohet të përdor frazën ‘Game of Thrones’ diku në titull. Do ta kuptojmë herët ose vonë".

Në universin e ‘Thrones’, "Nata e Gjatë" i referohet një epoke në të cilën nata zgjati një gjeneratë, ‘Westeros’ u shkatërrua dhe ‘White Walkers’ u ngritën në pushtet, transmeton RTKlive.