Ja kush janë favoritet e Botërorit sipas trajnerëve të Kosovës

Ja kush janë favoritet e Botërorit sipas trajnerëve të Kosovës

Ngjarja më e madhe në planet, Kampionati Botëror nis nesër pasdite.

Miliona njerëz nga i gjithë globi për një muaj rresht, do të jetojnë më emocionet që do të sjellë “Rusia 2018”.

32 kombëtare nga nesër do të nisin aventure e tyre në këtë Botëror, më objektivin për të prekur finalen e këtij evenimenti të madh.

Shqiptarët as në këtë Botëror nuk do të kenë përfaqësuesen e tyre, megjithatë, “ethe” e ‘Rusia 2018’ tashmë po ndihen edhe në vendin tonë.

Disa nga trajnerët e futbollit tonë, favorizojnë Brazilin, Gjermanin, Spanjë, Francën, por pa harruar edhe Portugalinë e Belgjikën.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Gani Sejdiu në një prononcim për RTKLive, mendon se Brazili është favorit në këtë Botëror. Sipas tekniku të gjakovarëve, Brazili ka një skuadër kualitative dhe të aftë për ta fituar trofeun e Kupës së Botës.

“Për mua favorit është Brazili, sepse ka treguar formë të lartë në takime miqësore. Përveç sulmit të furishëm që e posedon, Brazilia ka një skuadër shumë të mirë dhe mendoj se ka skuadër për ta fituar Botërorin”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se pas Brazilit, favorit tjetër është “edhe Spanja dhe Gjermania”.

Edhe Arbnor Morina, një tjetër trajner i njohur i Kosovës, mendon se Brazili është favorit, por sipas tij, në garën për vendin e parë në “Rusia 2018”, janë edhe Gjermania e Franca. Morina nuk e përjashton mundësinë që në garë të përfshihet edhe Belgjika.

“Brazili, Gjermania dhe Franca janë favoritë për ta fituar këtë Botëror, por befasia mund të vjen nga Belgjika”, ka theksuar Morina.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/04/Morina_Arbnor_watch_train_sep_2016-1-380x233.jpg

“Edhe anglezët kanë krijuar një ekip të mirë, por ende ju mungon eksperienca në këso evenimente”, ka pohuar Morina për RTKLive.

Ai nuk e mohon mundësinë që edhe Portugalia dhe Spanja të shkojnë deri në fund të këtij Botërori, por sipas Morinës “tek Spanja dhe Portugalia janë shfaqur disa probleme në ndeshjet e miqësoreve”.   

 

 

Autor: Fatmir Bytyçi