Këshilla për të qenë në formë

Këshilla për të qenë në formë

Shumë prej nesh dëshirojnë të mësojnë rutinë të re për tu kthyer në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Në fakt, nuk është një objektiv kaq i thjeshtë për t’u arritur, por është e mundur gjithmonë të ndryshosh stilin e jetës.

Pengesa më e madhe është padurimi për të parë rezultatet pavarësisht se nisesh me qëllime të mira dhe shpesh dorëzohesh që në vështirësitë e para.

Sigurisht për të arritur objektivin është e rëndësishme të disiplinoheni dhe ndiqni këshillat në fotogaleri! Vendosi në praktikë!

Njihni veten- Para se të nisni një plan stërvitje për tu kthyer në formë besojini një specialisti për të parë kushtet tuaja fizike dhe limitet e mundshme të disa ushtrimeve. Një vizitë mjekësore të përgjithshme për të nisur një regjim të duhur.
Përmirësoni ushqimin- Çdokush ka kërkesat e veta specifike, në bazë të peshës së trupit, moshës dhe gjendjes fizike po këto rregulla vlejnë për të gjithë. Kufizoni ushqimet industriale, ato të skuqura, shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave integrale dhe proteinat e duhura. Evitoni pijet e gazuara apo alkoolike dhe hani pesë vakte te vogla në ditë.
Hidratohuni- Konsumi i përditshëm i ujit është një regjim i rëndësishëm për të qenë të shëndetshëm, por bëhet thelbësor nëse praktikoni ndonjë sport. Ideale është 6-8 gota ujë në ditë.