Lady Gaga flet për shëndetin mendor, ka menduar për vetëvrasjen

Lady Gaga flet për shëndetin mendor, ka menduar për vetëvrasjen

Lady Gaga njihet si një ndër ato këngëtare që preferon gjithmonë të flasë hapur. Këtë herë në ndarjen e çmimeve ‘Global Changemakers Awards’, këngëtarja ka treguar për problemet e saj me shëndetin mendor.

Duke marrë shkas nga vetëvrasja e disa nga figurave më të njohura në botë, Lady Gaga gjatë fjalimit të saj tregoi se sa shumë e nevojshme është prania e të tjerëve për të lehtësuar procesin e rikuperimit nga sëmundjet mendore.

“Për këto katër vitet e fundit kam pasur disa ide për vetëvrasje dhe mendime të vazhdueshme për këtë gjë.

Në fillim mendoja se isha thjesht një njeri i keq dhe isha e vetme, megjithatë në momentin që i tregova familjes dhe miqve të mi gjeta menjëherë mbështetje.

Më vonë fillova të takoja persona që kishin të njëjtin problem si unë. Unë e di se jam me shumë fat që kam gjetur mbështetje, por të gjithë mund të të ndihmojnë nëse ke kurajën të tregohesh i ndershëm me veten dhe të tjerët për atë që po kalon”, tha këngëtarja.

Lady Gaga tregoi se ka vuajtur për një kohë të gjatë, megjithatë ajo gjeti zgjidhjen lehtësisht duke u hapur me të tjerët dhe duke treguar çdo gjë që ndjente.