Gazifikimi i Shqipërisë do bëhet nga italianët

Gazifikimi i Shqipërisë do bëhet nga italianët

Kompania shtetërore shqiptare e gazit Albgaz dhe ajo italiane SNAM firmosën në Tiranë marrëveshjen e krijimit të një shoqërie të përbashkët e cila do të ketë si objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë.

Administratori i Albgaz, Arbër Avrami, u shpreh se kjo marrëveshje do të sjellë vetëm në fazën fillestare rreth 60 punonjës dhe miliona euro investime, transmeton oranerws.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh se kompania shqiptare Albagaz do të përfitojë mjaft nga kjo marrëveshje.

I pranishëm në ceremoninë e firmosjes, Ambasadori italian Alberto Cutillo shprehu kënaqësinë për këtë marrëveshje që u firmos midis dy enteve.

Shoqëria e përbashkët e krijuar nga Albgaz dhe SNAM ka filluar tanimë negociatat me TAP-in për kontratën/marrëveshjen e shërbimeve operacionale dhe të mirëmbajtjes.

Brenda vitit 2019 pritet të përmbyllen edhe rekrutimet e punonjësve dhe trajnimet e tyre në Itali e në Shqipëri.