Kurz dhe Seehofer: Korridori shqiptar të mbyllet sa më shpejtë

Kurz dhe Seehofer: Korridori shqiptar të mbyllet sa më shpejtë

Pas përafrimit të ideve rreth mbrojtjes së kufijve të jashtëm mes kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe asaj gjermane Angela Merkel, të mërkurën i pari ka udhëtuar drejt ministrit të brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) në Berlin, i njohur për kundërshtimin e strehimit të azilkërkuesve.

Qëllimi është që Kurz dhe Seehofer kërkojnë të ndalojnë katërcipërisht emigrantët ilegalë. Mbi të gjitha plani i Austrisë, “të mbyllet korridori shqiptar” si mundësi e dytë e ardhjes së emigrantëve në Europë, shkruan kurier.at.

“Ne do jemi aktiv në Shqipëri dhe nuk do lejojmë të përsëritet skenari i 2015,” tha Kurz, përcjell albinfo.ch.
Forcat europiane për mbrojtjen e kufijve të jashtëm Frontex duhet të shtohen në 10 mijë persona dhe të vendosen në vendet e treta si Maqedoni, Shqipëri për të parandaluar fluksin. Në 20 shtator është paraparë një samit tjetër në Salzburg.

Seehofer në anën tjetër theksoi se Austria, Gjermania dhe Italia duhet të kthehen në “aksin e të përgatiturve”, ku Roma, Berlini dhe Vjena duhet të punojnë sëbashku për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve dhe lusin shtetet transitore të refugjatëve që të bashkëpunojnë.

Në rast të kundërt, Kurz paralajmëroi se si mundësi ekziston edhe “mbyllja e kufijve tanë”.