Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Haxhi Gashi, dekan i Fakultetit Juridik, i cili do të flasë për Kushtetutën e Kosovës: 10 vjet nga hyrja e saj në fuqi.

Kurse live nga Rusia do të paraqitet Visar Duli, gazetar, do të na njoftojë më detajisht për Kampionatit Botëror "Rusia 2018", i cili nis nesër.

Për Takimet Ndërkombëtare të Bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës 2018” do të flasin Kreshnik Shehu dhe Bekim Gaxheri nga Shoqata bjeshkatare “Rrasa e Zogut”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Ardian Gjini, kryetar i komunës, i cili do të na njoftojë për Ditën e Çlirimit të Gjakovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të larmishme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.