May për sanksione më të forta kundër Rusisë

May për sanksione më të forta kundër Rusisë

Kryeministrja britanike Theresa May tha sot se në takimin e ardhshëm të BE-së do të kërkojë forcimin e sanksioneve kundër Moskës zyrtare.

"Do të ushtroj presion për të siguruar vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë," tha May në parlamentin britanik, transmeton Reuters.