Ivanov nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë

Ivanov nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, para mediave edhe njëherë theksoi qëndrimin e tij se ai nuk e pranon marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit.

Sipas tij, “marrëveshjet hapen më shumë konteste dhe probleme”, transmeton Alsat M.

Ivanov gjatë fjalimit të tij tha se BE dhe NATO nuk duhet të jenë alibi për një marrëveshje të keqe.

Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.