Dy zona të Prishtinës mbeten 8 orë pa ujë

Dy zona të Prishtinës mbeten 8 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani”, lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth Prishtinës, se nesër, duke filluar nga ora 09-17, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Punimet teknike realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.