Fillon ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura

Fillon ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura

Nesër (e martë ) do të mbahet ceremonia e vënies së gur-themelit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Gjakova, Komuna e Gjakovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës kanë bashkuar forcat për të ndërtuar Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura urbane të qytetit të Gjakovës. Projekti do të implementohet nga KfW Banka për Zhvillim dhe është investimi më i madh në Gjakovë që nga viti 1970.