Nëse nuk e preferoni fitnesin atëherë bëni këto ushtrime

Nëse nuk e preferoni fitnesin atëherë bëni këto ushtrime

Me stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t’u mbyllur në palestër.

Nga ana tjetër duhet të jemi në formë për kostumin e banjos, ndaj kemi disa këshilla për ju se si të kryeni lëvizje për të mbajtur trupin në formë, pa qenë nevoja të mbylleni në një palestër.

Duhet fare pak: një gjysëm ore ushtrimesh fizike në park në fund të ditës, duke shfrytëzuar orët më të freskëta dhe dritën e ofruar nga netët e para të verës, mbase në shoqëri të mikeshave, të cilave mund t’i dedikoheni për t’u rikthyer në formë.

Shkallët dhe Hapat: Janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë.

Ekspertët thonë në çdo rast: Mënyra ideale e stërvitjes për të gjithë, është ecja  të paktën 30 minuta në ditë.

Përdorimi i shkallëve në vend që të merrni ashensorin është një ide shumë e mirë për të djegur kalori, për të tonifikuar këmbët dhe të ndihmon në tonifikimin e vitheve.