Vajza e Elvis Presley akuzon ish-menaxherin se i humbi pasurinë

Vajza e Elvis Presley akuzon ish-menaxherin se i humbi pasurinë

Ish-menaxheri i parave të Lisa Marie Presley paguajti veten me një pagë vjetore prej 700.000 dollarë, ndërsa vajza e Elvis Presley po i humbiste të gjithë pasurinë e saj prej 100 milionë dollarësh.

Barry Siegel u pasurua me paratë mia, kjo ka qenë akuza e 50-vjeçares për ish-menazherin. Vajza e "Mbretit të Rock&Roll-it” ka paraqitur dokumetat  e reja në Gjykatën e Lartë të Los Angeles që iu bashkëngjitën padisë kundër Siegel dhe kompanisë së tij, Provident Financial Manageme.

Ajo akuzon Sigel dhe firmën e tij që e ka menaxhuar fondin prej 100 mililionë dollarë të besuar nga babai i saj se ka bërë investime të pakujdesshme dhe neglizhente. Investimi më i madh i kompanisë në American Idol bëri që të falimentonte.

Siegel ka ngritur akuzë nga Lisa Marie duke kërkuar 800,000 dollarë për dëmet dhe duke këmbëngulur se ajo ka harxhuar pasurinë për shkak se bënte shpenzime të pakontrollueshme.