29 aksidente trafiku brenda ditës

29 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1 124 gjoba kundërvajtëse.