Gjilanasit i vidhen katër kafshë, kushtonin 3 mijë euro

Gjilanasit i vidhen katër kafshë, kushtonin 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan, një personi i janë vjedhur nga stalla katër kafshë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga stalla e tij i janë vjedhur katër (4) krerë kafshë në vlerë rreth tremijë (3000)€”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.