Premiera botërore: Volvo S60 i ri vjen pa motor dizel

Premiera botërore: Volvo S60 i ri vjen pa motor dizel

Gjenerata e tretë e sedan S60 u paraqit në fabrikën e parë të Volvo në SHBA, në Charleston, Karolina Jugore, ku kjo makinë do të prodhohet gjithashtu.

Edhe pse kishte premierën zyrtare më 20 qershor, Volvo S60 i ri nuk është një makinë plotësisht e panjohur, pasi gjenerata V60 tashmë është treguar në fillim të vitit.

Sistemi multimedial Sensus Connect përmban funksione të Apple CarPlay dhe Auto Android që e bëjnë ekranin e makinës të lehtë për t’u lidhur me telefonin e mençur dhe mund të shërbejë gjithashtu si një pikë hotspot 4G LTE Wi-Fi për  shumë pajisje të lëvizshme.

Ashtu si në çdo gjeneratë të re të modeleve Volvo, lista e sistemeve të asistencës është e gjatë dhe S60 do të ketë të njëjtën gamë të teknologjive moderne të sigurisë si modelet më të mëdha të serisë 90 dhe Volvo XC60.

Midis tyre është sistemi i Sigurisë së Qytetit për ngasje më të sigurt në kushte urbane, me shpejtësi më të ulët, që përfshin funksionin e frenimit automatik në rast se makina është shumë afër automjetit tjetër përpara.

Përveç kësaj, S60 i ri është i pajisur edhe me teknologjinë gjysmë autonome të pilotimit, e cila punon me shpejtësi deri në 130 km/h dhe lehtëson udhëtimet e gjata me autostradë.

Ndryshe nga versioni karavan V60, Volvo S60 i ri nuk do të jetë i disponueshëm në versionin e naftës, pasi kompania ka vendosur të eliminojë këtë lloj të vozitjes nga limuzina e re. 

Fillimisht, në Evropë modeli bazë do të ketë një motor me benzinë turbo T5 me 250 kuaj fuqi, dhe përveç kësaj do të jetë në dispozicion edhe një motor me benzinë T6 turbo me 320 kuaj fuqi dhe ndërrues automatik me tetë shpejtësi.

Përveç kësaj, konsumatorët do të jenë në gjendje të porositin një nga dy modele hibride plug-in. I pari ka T6 Twin Engine AWD dhe ka një total prej 340 kuaj fuqi, ndërsa më i fuqishmi T8 Twin Engine AWD prodhon 400 kuaj fuqi. Në krye të ofertës do të jetë Polestar T8 që ofron 415 kuaj fuqi.