4 ide për ta bërë tostin më të shijshëm e më të ushqyeshëm

4 ide për ta bërë tostin më të shijshëm e më të ushqyeshëm

Më klasiku i sanduiçëve mund të shihet në shumë mënyra kretaive për t’u bërë akoma dhe më i shijshëm. Për mëngjes, për drekë ose si vakt i ndërmjetëm, tosti nuk na mërzitet kurrë. A e dini se era e shijshme e tostit të sapopjekur në mëngjes është shumë më e dashur se ajo e ekspresit? I përbërë nga dy feta buke të nxehura në furrë ose në thekëse, mund të mbushet sipas dëshirës duke u bërë një vakt i plotë dhe i gjithanshëm.

Por si ndryshon tosti dhe mbushja e tij nga një vend në tjetër? Italianët e duan të thjeshtë, me proshutë dhe djathë, kurse francezët njihen për ‘croqeu madame’, duke i shtuar në mes përveç djathit dhe proshutës edhe një vezë të gatuar një gjalpë. Amerikanët e duan në një version hiper-kalorik me shtimin e salcave si barbekju, mustardë pikante, majonezë e ketchup. Në Australi është shumë popullor tosti me avokado kurse në Mbretërinë e Bashkuar përdoren fetat e pjekura të tostit për të shoqëruar mëngjesin e famshëm anglez me vezë të fërguara, fasule dhe proshutë.

Më poshtë keni 4 receta për toste super të shijshëm e më të ushqyeshëm...

Tost me pulë të skuqur në mjaltë, salcë babecue dhe fara susami

E bukura e këtij tosti është se ka shije kontrastuese të së ëmblës dhe së kripurës që na kujton Lindjen e Mesme. Mund t’i shtoni dhe pak majonezë të freskët dhe ta prisni pulën në shirita. Do të jetë akoma më i shijshëm.

Tost me mozarella, peshk ton dhe perime jeshile

Ky tost përgatitet me ton të konservuar në vaj të cilit i shtohet butësia e mozzarellës dhe zemrat e angjinareve, qepëve të njoma dhe majdanozit të freskët.

Tost me kroketa patatesh dhe vezë

Vendosja e kroketave të patateve në tostin e nxehtë  dhe të lyer me gjalpë si dhe një vezë ‘sy kau’ e pak ketchup pikant, e bëjnë këtë tost një vakt të kompletuar që jep shumë kënaqësi.

Tost me parmixhano, asparag dhe vezë

Asparatët e zier i japin një dozë të shëndetshme vlerash këtij tosti, kurse spërkatja me djathë parmixhano, hudhër të grirë, piper të kuq djegës dhe vaj ulliri, i japin shumë shije.