Kofshë pule të pjekura me portokall

Kofshë pule të pjekura me portokall

Përbërësit

8 kofshë pule (mesatare)

1 filxhan çaji marmalatë(portokalli, me pak sheqer)

1 lugë gjelle xhenxhefil (i freskët, i copëtuar)

2 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të copëtuar)

1 lugë gjelle salcë soje

1 spec i kuq (i vogël, sipas dëshirës)

kripë

piper

3 lugë gjelle majdanoz (të freskët, të copëtuar imët)

Përgatitja

1.Heqim lëkurën nga kofshët e pulës dhe largojmë ndonjë copë dhjami të mundshme.

2.Në një tas të vogël përziejmë së bashku marmalatën, xhenxhefilin, specin e kuq, hudhrën dhe salcën e sojës dhe i sezonojmë me kripë dhe piper.

3.Përdorim një mikser dore për të rrahur salcën derisa të bëhet e butë. E përziejmë me majdanozdhe e lemë mënjanë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

4.Përgatisim një zjarr me nxehtësi mesetare për të pjekur në skarë ose nxehim paraprakisht skarën me gaz dhe rregullojmë rrjetën e telit të grilës.

5.Lyejmë ose shpërndajmë pak vaj në skarë dhe rregullojmë kofshët në të.

6.Pjekim pulën për 5 deri në 7 minuta në çdo anë ose derisa të gatuhet tërësisht dhe të bëhet e fortë.

7.Pas 5 minutave të para të gatimit e lyejmë mirë me salcën e portokallit.

8.E heqim nga skara në një pjatancë dhe e shërbejmë.