Smoothies me banane, belush dhe fara chia

Smoothies me banane, belush dhe fara chia

Kur zgjohemi në mëngjes shpesh kemi dilema se çfarë të hamë për kafjall, por që përgatitet shpejt, të jetë i shëndetshëm dhe të na japë energji të mjaftueshme.

Ndihmën më të mirë do të na japë smoothies me belush (boronicë e kuqe), fara chia dhe banane.
 

Vlerat nutritive të këtyre artikujve do të na ndihmojnë të jemi plot energji.

Përbërësit:

▪ 1 banane,
▪ një grusht belush,
▪ 200 ml qumësht bademi,
▪ 1 lugë e vogël fara chia.

Përgatitja:

Qitni të gjithë përbërësit në blender dhe bluani mirë.