Karota furre

Karota furre

Përbërësit:

300 g karota të vogla

1 lugë gjalpë

2 lugë mjaltë

2 lugë mustardë

1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

lëngu i 1 limoni

1 lugë e vogël kripë

pak piper të zi

një tufë e vogël kopër

Përgatitja:

Qëroni karotat dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta.

Hiqini dhe vendosni në një enë.

Shkrini gjalpin dhe përzieni mjaltë, mustardë, lëng limoni, kripë, piper, vaj dhe shtojani sipër karotave. Përziejini mirë e mirë me duar dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose kur të shikoni që janë thekur mirë sipër dhe janë zbutur.

Shërbejini me koper të grirë imët  si kontorno me mishrat e bardhë.