ATK publikon listën e tatimpaguesve borxhlinj

ATK publikon listën e tatimpaguesve borxhlinj

Administrata Tatimore e Kosovës pas paralajmërimit të cilin e kishte bërë në muajin Janar të këtij viti, se do të bëhet publike lista e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, sot ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën në fjalë.

"Qëllimi i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor. Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi me te mire, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve", ka njoftuar ATK.