I kaloi 23 vite duke gdhendur gurë, ndërtoi shpellën 27 mijë metra

I kaloi 23 vite duke gdhendur gurë, ndërtoi shpellën 27 mijë metra

Levon Arakelyan kaloi 23 vite duke gërmuar 65 metra nën tokë, duke krijuar një hapësirë prej 27 mijë metra katrorë nën shtëpinë e tij.

Ai madje ndërroi jetë në vitin 2008, derisa po punonte në këtë shpellë me daltë e çekan në moshën 67-vjeçare. Punën në këtë projekt e kishte filluar, pasi gruaja i kishte kërkuar t’i ndërtojë një hapësirë që do t’i mbante të freskëta patatet.

Sot, kjo shpellë që e tëra është e punuar  me dorë në fshatin Arinj të Armenisë është hapur si muze, kurse fotografi i Evropës së Lirë në Zelandë të Re, Amos Chapple ka pasur rastin të futet brenda dhe ta dokumentoj përmes imazheve punën e këtij burri.
Chapple ka deklaruar se muret e shpellë janë të ndërtuara nga gurët e butë dhe të fortë vullkanik, që arrijnë ta ruajnë temperaturën e shpellës nën 10 gradë celsius.

Levon kishte filluar punën me çekan në vitin 1985 dhe me kalimin e viteve, kishte gdhendur figura të ndryshme që vërtetë janë atraktive për turistë të shumtë nga e mbarë bota.