Nesër disa lagje pa ujë në Prishtinë

Nesër disa lagje pa ujë në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e rrugës “Luan Haradinaj“, konsumatorët e lagjes”Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte”,”Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 09:00-17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungësë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina”, puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveq zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.