OPEC rrit prodhimin me një milion fuçi naftë në ditë

OPEC rrit prodhimin me një milion fuçi naftë në ditë

OPEC-u ra dakrod sot në mënyrë unanime për një rritje me rreth një milion fuçi në ditë të prodhimit botëror të naftës, njoftoi ministri saudit i Energjisë, në përfundim të mbledhjes gjashtëmujore të Organizatës.

“Kemi rënë dakord rreth shifrës së një milion fuçi nafte, që kishim propozuar. Mendoj se kjo do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme përgjigjes ndaj kërkesës në rritje që parashikojmë në gjashtëmujorin e dytë”, shtoi ai.

Megjithatë, objektivi i një milionë fuçi në ditë, që prek OPEC-un dhe 10 prodhues të tjerë mes të cilëve edhe Rusinë, nuk përmendet në tekstin e firmosur nga Organizata, që do të mblidhet sërish me partnerët e saj të shtunën.