“Shqiponja” e Xhakës e Shaqirit, reagon Vuçiç

“Shqiponja” e Xhakës e Shaqirit, reagon Vuçiç

Aleksandar Vuçiç ka reaguar mbi simbolin e shqiponjës që dy shqiptarët që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bënë pasi golave të shënuar mbrëmjen e kaluar ndaj Serbisë.

“Provokimi i futbollistëve shqiptarë, nuk duhet ta demotivojë Serbinë”, ka deklaruar Vuçiç duke shtuar se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçic.