Belgjika shkatërron Tunizinë, kualifikohet në rundin tjetër

Belgjika shkatërron Tunizinë, kualifikohet në rundin tjetër

Belgjika e ka shkatërruar Tunizinë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-2, të shtunën në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Belgët treguan performancë të lartë në duel me Tunizinë, duke marrë edhe tri pikë të mëdha dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, raporton RTKLive.

Hazard (6’, 51’), Lukaku (16’, 45’) dhe Michy Batshuayi (90’), shënuan për fitoren e Belgjikës, kurse, për Tunizinë realizuan Bronn (18’) dhe Wahbi Khazri (90+2’).

Pas kësaj fitore, Belgjika kryeson Grupin G më gjashtë pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të garave, kurse, Tunizia ndeshjen e fundit e luan vetëm sa për prestigje, sepse pas kësaj disfatë, shuhen gjasat e tyre për kualifikim në 1/8 e finales së këtij Botërori.