Low: Për të mundur Suedinë duhet të tregojmë më tepër energji

Low: Për të mundur Suedinë duhet të tregojmë më tepër energji

Ekipi im është në formë të shkëlqyer fizike, deklaroi trajneri gjerman, Joachim Low përpara ndeshjes së sotme kundër Suedisë.

“Të gjithë janë të motivuar të fitojnë kundër kampionëve në fuqi të botës dhe është e vështirë të ruash famën dhe përqëndrimin”, theksoi Low.

“Për të mundur Suedinë duhet të tregojmë më tepër energji dhe një gjuhë të ndryshme trupore. Jam i sigurtë se do të demonstrojmë një shpirt reagimi pas humbjes me Meksikën. Gjermania është krijuar për të bërë diferencën”, shtoi ai.