Lukaku e barazon Ronaldon

Lukaku e barazon Ronaldon

Lukaku e ka barazuar Ronaldon, dytë kanë shënuar nga 4 gola deri më tani në Botërorin e Rusisë.

Romelu Lukaku ka shënuar dy gola kundër Tunizisë, ku Belgjika po fiton 3-1.

Pas këtyre dy finalizimeve, sulmuesi i Manchester United ka shkuar në kuotën e 4 golave në Kupën e Botës, aq sa ka shënuar edhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë.

Ata janë golashënuesit më të mirë deri më tani në Rusi, pas tyre renditen Denis Cheryshev i Rusisë dhe Diego Costa i Spanjës, dytë me nga 3 gola.

Ndërsa nga dy gola kanë lojtarë të shumtë, si; Modric, Kane, Coutinho... etj.