Erdogan: Procesi zgjedhor kaloi qetë

Erdogan: Procesi zgjedhor kaloi qetë

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira.

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoğan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit.

Pasi kreu detyrën qytetare, Erdoğan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll. Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur.(AA)